Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Veliaj takim me delegatët, dëshmon tendencën për ndërhyrje në zgjedhjet e FSHF-së (video)

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka mbajtur një fjalim përballë delegatëve të Tiranës para zgjedhjeve për kreun e Shoqatës së Tiranës këtë të hënë. Nga planet që “SuperSport” ka siguruar, mund të shihet që pjesë e takimit të zhvilluar në ambientet e “Hotel Tiranës”, këtë të diel, mori pjesë, krahas numrit 1 të bashkisë dhe nënkryetari Arbjan Mazniku dhe Plarent Ndreca, së bashku me delegatët që do të marrin pjesë në zgjedhjen e Kryetarit të Shoqatës Rajonale Tiranë, garë që do të zhvillohet mes Krenar Alimehmetit dhe Eduart Prodanit. Pas takimit, asnjë nga delegatët, të cilët ishin pjesëmarrës në këtë takim me kryetarin e Bashkisë, nuk pranuan që të prononcoheshin.

Burime bëjnë me dije se Veliaj ka lënë porositë e fundit për të gjithë ata që do të kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje, duke konfirmuar dhe një herë tjetër tendencën për të qenë protagonist në zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pak ditë më pare, ishte Federata Shqiptare e Futbollit ajo që deklaroi se kishte pasur tentativa për të ndikuar në forma të ndryshme në zgjedhjeve delegatëve, duke reklamuar këto ndërhyrje dhe në organet ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...