Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Veliu: Ndaj Skënderbeut për fitore, besojmë te mbështetja e tifozërisë

Flamurtari pret Skënderbeun, një ndeshje jo si vite më parë kur kishte një rivalitet të ndezur për titullin, por ama në Vlorë duan 3 pikët. Në mikrofonin e “Supersport”, në prag të kryesfidës me korçarët, ka folur njëri nga titullarët e skuadrës vlonjate, nga të paktit që ka qenë pjesë e kuqezinjve kur rivalizonin me Skënderbeun për kreun. “

“Është një ndeshje vitrinë për kampionatin shqiptar dhe ne synojmë që të jemi në vendet e para të renditjes. Duam pikët dhe një lojë bindëse. Luajmë para tifozëve dhe duhet që ta fitojmë këtë ndeshje”, -tha fillimisht Veliu.

Franc Veliu ka besim se me mbështetjen e tifozëve, Flamurtari do të jetë më i fortë në këtë përballje shtëpie. “Shpresoj që tifozët të jenë të shumtë në numër në ndeshjen ndaj Skënderbeut. Vlonjatët, aq më tepër në një ndeshje si kjo me Skënderbeun do të na mbështesin maksimalisht”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...