Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Vëlla, qëllo lojtarët dhe tifozët e Realit”, evitohet tragjedia e madh në Spanjë

Terrorizmi është rikthyer për të kërcënuar futbollin spanjoll. Sipas ‘El Confidencial’, shërbimet e informacionit “Guardia Civil” kanë zbërthyer javët e fundit një rrjet terrorist që synonte të sulmonte stadiumin “Santiago Bernabeu”!

Sipas planit “horror”, militantët do të qëllonin kundër lojtarëve dhe tifozëve të Real Madrid gjatë festës së madhe. Nëntë persona u arrestuan në disa operacione policore në Salt (Girona), Algeciras (Cadiz), Anta (Almeria) dhe Tenerife.

Në një poster të publikuar në internet shihet një burrë me kapuç duke pritur autobusin e Real Madrid. Dhe në mesazh shkruhej:

Lexo edhe:

Vëllai im i dashur. Prit në një vend afër pikës së mbërritjes së lojtarëve. Qëlloji ata dhe tifozët e tyre” është urdhri ogurzi.

Në bashkëpunim të ngushtë me Europolin dhe FBI-në amerikane, operacioni i autoriteteve spanjolle synonte të shenjëstronte fondacionin e vetëshpallur I’lam, një nga qendrat kryesore të propagandës së lidhur me Shtetin Islamik, “ISIS”.

Shteti Islamik nuk është i huaj për këtë lloj kërcënimi, teksa krijoi jo pak panik prillin e kaluar duke kërcënuar se do të sulmonte stadiumet ku po luheshin çerekfinalet e Championsit.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...