Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Vëllezërit Marquez zbresin në pistë, kryejnë prova në motokros

Dy vëllezërit Marquez shijuan xhirot e para me motor, pas ndërprerjes së gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit, megjithëse për hir të së vërtetës bëhet fjalë për thjesht prova të kryera në motokros. 6 herë kampioni i botës në klasin mbretëror, Marc Marquez bashkë me vëllanë e tij të vogël Alex u ushtruan me motorët e tyre në një sesion motokrosi, si për të hequr në njëfarë mënyre “ndryshkun” e këtyre dy muajve të fundit pa aktivitete.

Me kushtet e karantinimit që janë lehtësuar ndjeshëm gjërat kanë ndryshuar sigurisht edhe për pilotët e motoçiklizmit, që tashmë po fillojnë pak e nga pak për t’u ushtruar, duke u stërvitur për të rifituar kohën e humbur. Përjashtim natyrisht nuk bëjnë as dy vëllezërit e famshëm katalanas, që kanë filluar të punojnë individualisht për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e 72 të kampionatit botëror të motoçiklizmit.

Të dy së bashku shfrytëzuan rastin për t’u argëtuar majë motorëve të veçantë të motokrosit, në cirkuitin El Bosquets të këtij sporti, që ndodhet shumë pranë qytetit të tyre të lindjes, më saktë në Ponts, në Provincën e Leidas. Kampioni në fuqi në Moto GP deklaroi se gjëja më e rëndësishme është për t’u rikthyer hap pas hapi në jetën normale. 27-vjeçari nga Cervera që po dominon cilindratën më të lakmuar të motoçiklizmit tha se pas dy muajsh shkëputje u ndje disi i stresuar në fillim, në xhirot e para.

Piloti që ka fituar 6 nga 7 edicionet e fundit në klasin mbretëror shtoi se në mënyrë të kuptueshme xhirot e para ishte tepër nervoz, sepse pas një periudhe të gjatë pa hipur mbi motor është normale që çdo njeri të ndihet disi i pasigurtë, pasi nevojitet pak kohë për të kuptuar në çfarë niveli je në të vërtetë. Vëllai i madh shpjegoi se këtë herë u ndje mirë që në fillim dhe këmbënguli në faktin që gjëja më e rëndësishme është pra pikërisht rikthimi në normalitet.

U kënaq pa masë nga një provë e tillë gjithashtu edhe vëllai i vogël Alex Marquez, që ngjitet në klasin mbretëror me petkun e kampionit në fuqi të botës në Moto 2. 24-vjecari rrëfeu se për të ishte tepër e rëndësishme për të ndjerë përsëri shpejtësinë që të ofron një mjet i tillë në motokros. Alex Marquez deklaroi se motokrosi e kënaq pa masë dhe ai shtoi se me zhvillimet e fundit duket sikur gjithçka po kthehet njësoj si më parë, madje numri 73 shpreson që të ketë sa më shumë ditë të tilla.

Që të gjithë në fakt presin me kuriozitet për t’i parë të dy vëllezërit të garojnë me të njëjtën markë, madje Marc dhe Alex Marquez do të jenë shokë skuadre, te ekipi i mirënjohur Repsol Honda. Deri tani janë shtyrë shumë gara dhe edicioni I sivjetshëm sipas kalendarit paraprak pritet të startojë më datë 9 gusht në Autodromin e Brno-së, me Çmimin e Madh të Çekisë. Bisedimet ndërmjet krerëve të DORNA-s dhe drejtuesve të pistës në Jerez de la Frontera po vazhdojnë dhe po insistohet shumë që kampionati të fillojë diçka më shpejt nga ç’ishte planifikuar, pra që në muajin korrik, madje me dy gara radhazi pikërisht në cirkuitin andaluzian.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...