Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vendi i dytë, Duro: Ky ishte objektivi i parë, ja çfarë duam të arrijmë tjetër

Fitorja ndaj Kastriotit dhe sigurimi i vendit të dytë në renditje e Laçit për herë të parë në histori, për trajnerin Shpëtim Duro ishte objektivi kryesor i kurbinasve, pasi pjesëmarrja në kupat e Europës sipas tij ishte e sigurt.

Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se edhe në stol Laçi ka shumë lojtarë të mirë siç janë Qato dhe Spahiu.

Duro shtoi ndër të tjera se objektivi tjetër i Laçit tashmë është Kupa e Shqipërisë ndërsa nuk zgjodhi të fliste për një të ardhme më të largët.

Vendi i dytë: “Sigurisht që ishte objektivi ynë real, sepse është hera e parë që skuadra e Laçit arrin vendin e dytë si nënkampion i Shqipërisë, ky ishte objektivi i parë pas sa i përket Europës kishim kohë që e kishim siguruar.”

Gola nga lojtarë që vijnë nga stoli: “Pjesa më e madhe nga ju lojtarët e stolit nuk i njohin, por unë i njoh se i kam marrë vetë, si Qato, Spahiu që është i talentuar. Janë lojtarë që nuk janë njohur shumë, por që e ndihmojnë jashtëzakonisht shumë skuadrën.”

Synimet e Laçit: “E thash synimi i parë ishte që arritëm të shpalleshim nënkampion, e dyta është Kupa, sa i përket të ardhmes janë objektivat që kemi afër, pastaj presim.”

Derbi:Nuk më interesonte shumë, por e para dua të them që komplimente Tiranës që u shpall kampion, sa i përket ndeshjes pjesën e parë luajti Partizani më mirë, ndërsa pjesën e dytë luajti më mirë Tirana.”

Katër gola Kastriotit, u duk shumë e thjeshtë: “Nuk ishte e thjeshtë sepse ne duhet të fitonim që të arrinim vendin e dytë, pash një Kastriot që ishte shumë i karikuar për të treguar veten, por ne dominuam, ishte një papërgjegjësi penalltia, por ne dominuam lojën.

Një largim i mundshëm i Shehut dhe Deliut: “E ardhmja nuk i dihet, por si Qato, Spahiu e Ujka janë lojtarë shumë të mirë që mund të zëvendësojnë, Deliun dhe Shehun, të cilët janë lojtarë që kanë kontribuuar shumë te Laçi, por nëse do të kenë ofertë dhe do të lëvizin nga Shqipëria do bënin një hap përpara, por e theksoj kanë kontribuuar shumë për skuadrën e Laçit.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...