Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vendim historik, Beitar Juresalem pranon edhe futbollistë arabë

Pronari i skuadrës izraelite Beitar Jerusalem, e njohur për qëndrimet e forta të tifozë të saj kundër arabëve, ka njoftuar së fundmi se përkatësia fetare nuk do të jetrë më një kritek për rekrutimin e futbollistëve të rinj, duke pranuar se mund të marrë edhe futbollistë arabo-izraelianë.

Beitar Jerusalem, që ka fituar 6 tituj në kampionatin vendës, i ka rrënjët në historinë e të djathtës nacionaiste izraliane dhe nuk kishte pranuar kurrë më parë që në organikë të kishte lojtarë me komunitetit arab, që përfaqëson 17.5% të popullsisë.

Arabo-izraelianët janë të fesë myslimane, ose katolikë kristianë.

“Beitar nuk është një klub racist. Nga sot, feja nuk është faktor në përzgjedhjen e futbollistëve,” – deklaroi në një konferencë për shtyp Hogeg Moshe, një sipërmarrës që e ka blerë klubin javët e fundit. – “Të mos marrësh futbollistë vetëm për faktin se mund të jenë arabë është një formë racizmi.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...