Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Vendim historik, Kosova fiton të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare

Kosova ka fituar të drejtën për të organizuar Lojërat Mesdhetare të vitit 2030. Në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare u votua pro kandidaturës “Prishtina 2030”.

55 vota pro, 8 kundër dhe 3 vota të pavlefshme, ishte bilanci i fitores së madhe të Kosovës, ku delegatët e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, nuk kishin të drejtë vote, sikurse delegatët e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima. Shqipëria do të jetë bashkë organizatore, pasi sporti i lundrimit do të zhvillohet në bregdetin shqiptar.

Lexoni edhe: 

Pavarësisht se Kosova ishte kandidatja e vetme, procesi nuk ishte aspak i lehtë, marrë parasysh kundërshtimin e madh të Serbisë, delegati i së cilës kërkonte të hidhej në votim shtyrja e zgjedhjes së vendit mikpritës deri pas Lojërave Olimpike Paris 2024.

Në Asamble, të mbajtur në Heraklion të Greqisë, i  pranishëm ishte dhe kryeministri Albin Kurti. Pas deklarimit të fitores, u nënshkrua edhe kontrata mes drejtuesve të ICMG-së, KOK-ut, Prishtinës dhe ministrive përkatëse. Prishtina u bë qyteti i parë jo bregdetar që do të organizojë Lojërat Mesdhetare.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...