Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vendim i papritur i Aubameyangut: Jam në dispozicion të vendit tim!

Pierre-Emerick Aubameyang njoftoi të martën rikthimin e tij në kombëtaren e Gabonit, pasi kishte njoftuar saktësisht një vit më parë përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare.

“Pak ditë më pare, pata nderin e madh të isha pranë Presidentit të Republikës së vendit tim, Ali Bongo Ondimba, dhe të dëgjoja fjalët e mençura që ai më përcolli, si një baba që flet me djalin e tij,” e nisi mesazhin në rrjetet sociale sulmues aktual i Celsea-t.

“Prandaj, e vë veten në dispozicion të vendit tim dhe të trajnerit Patrice Neveu”, shtoi Auba.

Sulmuesi 33-vjeçar i Chelsea-t, i cili debutoi me Gabonin më 28 mars 2009, ka shënuar 30 gola në 72 ndeshje për kombëtaren e tij.

Lexo edhe:

Duhet theksuar se skuadra e Gabonit kryeson Grupin I në kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës (CAN), me 7 pikë, një më shumë se Sudani i vendit të dytë. Mauritania (5 pikë) dhe Republika Demokratike e Kongos (4 pikë) kompletojnë grupin.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...