Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vendim i rëndësishëm i Vllaznisë, “Loro Boriçi” hapet i plotë për tifozët

Lajm i rëndësishëm për tifozët shkodranë vetëm para orë para ndeshjes me Kukësin, që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Kluibi i Vllaznisë bën të ditur se, duke parë interesimin e tifozërisë shkodrane, për sfidën e orës 13:00, ka vendosur të rihapë tribunën qendrore të stadiumit, duke konvertuar me gjobë gjysmën e dënimit të mbetur nga vendimi i Komisionit të Disiplinës, i datës 6 nëntor 2019.

“Klubi ka marrë përsipër pagesën e gjobës për të hequr këtë dënim të mbetur, vetëm e vetëm që tifozët sot të mos jenë të penalizuar për të mbushur shkallët e stadiumit dhe për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Përveç tribunave C, D dhe E, sot do të jenë të hapura edhe tribunat A, B dhe ajo VIP. Ju bëjmë thirrje që në orën 13:00, të jeni sa më të shumtë në “Loro Boriçi”, në këtë ndeshje të fundit për këtë vit në këtë stadium, duke shpresuar që t’i bëjmë një mbyllje ashtu si duhet,” – shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.

Çmimet e biletave për ndeshjen Vllaznia- Kukësi:

Tribuna C       200 lekë

Tribuna  D     300 lekë

Tribuna E       200 lekë (për miqtë)

Tribuna A       500 lekë

Tribuna B       500 lekë

Tribuna VIP    1000 lekë

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...