Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Vendim zemre”, talenti gjerman flet troç: Pse rinovova me Dortmundin

Youssoufa Moukoko zgjodhi të mos largohej nga Borussia Dortmund. Sulmuesi i talentuar gjerman, rinovoi kontratën me verdhezinjtë deri në vitin 2026, pavarësisht ofertave të shumta nga klube të tjera.

18-vjeçari preferon të luajë dhe rritet si futbollist në “Signal Iduna Park”. Bisedimet intensive dhe të gjatë, u mbyllën me firmën mbi kontratën e re, veprim që Moukoko e bëri me kënaqësi dhe bindje të madhe.

Nuk është sekret: unë ndihem për mrekulli te Dortmundi. Kam luajtur tek ekipi i të rinjve, këtu hodha hapat e para si futbollist profesionist, ndërsa tani jam gati të hedh hapin e radhës të rritjes sime në këtë klub.

E ndjej besimin e stafit teknik. Këtu është ambienti ideal për t’u rritur e përmirësuar. Natyrisht që u nderova nga interesimi i klubeve të tjera, por në fund vendosa me zemër.

Tifozët më kanë mbështetur gjithmonë, dua t’ua kthej pas atyre dhe klubit”, deklaroi adoleshenti, i cili këtë sezon numëron 6 gola dhe 6 asiste në të gjithë kompeticionet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...