Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet për javën e fundit të kampionateve shqiptare.
Për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhjen e sendeve në fushë, klubi i Tiranës është gjobitur me 200,000 lekë, ndërsa zyrtare Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, dënohet me tetë ndeshje.
Lexo edhe:
- Finalja e Kupës, Inter “prova gjenerale” me Fiorentinën para Cityt
- Zyrtare, Andrea Pirlo shkarkohet nga posti i trajnerit të Fatih Karagumruk
- Tjetër “arratisje”, 20-vjeçari i Olympiacos gati për t’u bashkuar me përfaqësuesen e Greqisë
- “Nuk paguajmë biletat”/ Tifozët e Milanit “bojkotojnë” transfertën dhe ndihmojnë zonën e përmbytur
Po me 200,000 lekë është dënuar edhe klubi i Bylisit për sjelljen e gabuar të spektatorëve, ndërsa lojtari i ballshiotëve, Santos Oliver Joanisson, për sulm ndaj kundërshtarit, pezullohet me pesë ndeshje në të gjitha kompeticionet
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 24.05.2023:
- KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
- Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
- Lojtari i KF Bylis, Santos Oliver Joanisson, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtarja e FC Kinostudio Femra, Melisa Doce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.
- Zyrtari i KF Teuta U-19, Ilir Biturku, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Denis Zmijani, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
- FC Dinamo U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
