Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vendimet e Disiplinës/ Protesta i kushtojnë, pezullohet presidenti i Superiores

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e fundit të fazës së parë në Abissnet Superiore. Bylisi humbi 2-1 në “Shkodër” përballë Vllazninë, takim ku skuadra mike kontestoi shumë gjykimin e sfidës.

Presidenti Besnik Kapllanaj është pezulluar me katër ndeshje si pasojë e protestave ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, ndërkohë që klubi ballshiot është gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës.

Pezullime edhe për dy zyrtarë në Kategorinë e Parë, aty ku protestat dhe sjellja jo e mirë u kanë kushtuar nga dy dhe tetë ndeshje pezullim Florian Beqirit të Korabit dhe Polizoi Arbrit të Tomorit. Dy ndeshje pezullim edhe për Klodian Arbrin, zyrtarin tjetër të klubit beratas.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Tomori, Polizoi Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me fjalë ofenduese dhe duke shkelur parimet e fair play, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Iliria, Gojardo Xheka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Gramshi, Mateo Miraka, për sulm ndaj kundërshtarit dhe provokim i publikut, në bazë të nenit 47/1/e dhe 52/1 të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

AF Shqiponjat 2017, U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se parë U-17, kundër FC Lushnja U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Lojtari i DAJTI FSHF Sunday Leauge, Erigen Shehu, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarit dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/1/c dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.

Lojtari i Friends Team FSHF Sunday Leauge, Redi Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i VILA L, FSHF Sunday Leauge, Klajdi Muça, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Dussel, FSHF Sunday Leauge, Gejsi Ahmedani, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/1/c dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U21, Patrik Treni, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademie e Futbollit U15, Emiljano Mihana, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U14, Kristian Lumi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Skënderbeu, Gentian Lico, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të SHF Pepa, Albion Tirana, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Fabio Dhrami, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Albi Selimaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....