Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vendimet e Disiplinës/ Tirana ia hedh me gjobë, dënohen dy futbollistë

Komisioni i Disiplinës ka analizuar sjelljet josportive të vërejtura në javën e parë dhe të dytë të Superligës dhe ka marrë edhe vendimet përkatëse për plot 3 situata të vërejtura.

Kështu janë pezulluar me nga dy ndeshje mbrojtësi i Kukësit Bruno Lulaj dhe sulmuesi i Partizanit Theophilus Solomon, të cilët u konfrontuan me njëri-tjetrin në ndeshjen hapëse të Superiores.

Ndërkohë ia ka hedhur paq vetëm me një gjobë 50 mijë lekëshe klubi i Tiranës, për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozërisë, që hodhën sende në fushë në ndeshjen e javës së dytë mes bardhebluve dhe Teutës.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 30.08.2019

1. Lojtari i FK “Partizani”, Solomon Theophilus, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

2. Lojtari i KF “Kukësi”, Bruno Lulaj, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të Nenit 65/3/c dhe Nenit 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...