Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vendimi historik në Danimarkë, futbollistët e kombëtares heqin dorë nga shpërblimet për t’u barazuar me femrat

Nga Danimarka vjen një lajm që mund të cilësohet si historik. Kombëtarja e femrave ka nënshkruar një marrëveshje të re me Federatën (DBU) që do t’i garantojë një vlerësim financiar të njëjtë me ekipin e meshkujve.

Një objektiv i arritur edhe falë homologëve të tyre (ekipi i meshkujve), të cilët hoqën dorë nga reduktimi i mbulimit të sigurimit dhe refuzuan rritjen e shpërblimit për të rishpërndarë financat në mënyrë të barabartë për ekipin e femrave.

Lexo edhe:

Vendimi u mor unanimisht nga grupi i veteranëve të kombëtares daneze – Andreas Christensen, Christian Eriksen, Simon Kjaer, Kasper Schmeichel, Thomas Delaney dhe Pierre-Emile Hojbjerg – dhe do të ketë një ulje në masën 15%  të shpenzimeve që lidhen me kombëtaren.

Ky kursim është sa 50% e shpenzimeve të skuadrës së femrave dhe me mbi 40% e U- 21. Një marrëveshje katërvjeçare, e cila do të hyjë në fuqi në përfundim të Kampionatit Europian që zhvillohet në Gjermani.

Marrëveshja parashikon krijimin e një “Clubhouse”, që mund të përdoret nga të gjitha ekipet kombëtare, dhe një fondi zhvillimi që do të paguhet pjesërisht nga ekipi kombëtar përmes çdo shumë që do të mblidhet nga kualifikimi i mundshëm në Kupën e Botës së ardhshme dhe në Kampionatin Evropian.

 

 

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...