Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Vendimi i gjyqtarit “çmend” De Zerbin: Unë nuk jam nga ata që “qaj” për vendimet e arbitrave

Ecuria prej dy fitoresh radhazi e Brighton në Premier League u ndal nga Leicester. “Dhelprat” barazuan 2-2 në shtëpi ndaj Brighton, teksa miqtë dhe sidomos trajneri Roberto De Zerbi patën ankesa në lidhje me gjykimin e Thomas Bramall. Shkak u bë një penallti e pretenduar nga Danny Welbeck në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-1, megjithatë arbitri Bramall dhe sistemi VAR nuk morën masa. Në lidhje me këtë episod, pas ndeshjes De Zerbi u shpreh se nuk i pëlqen të ankohet për arbitrimin ndërsa shtoi se nuk e kuptoi edhe faktin që VAR nuk ndërhyri në një moment të dyshimtë.

“Ju lutem më ndihmoni sepse unë nuk po e kuptoj, sistemi VAR punonte apo jo? Nuk më pëlqen të merrem kaq shumë me arbitrat, e urrej këtë pjesë nuk më pëlqejnë aspak njerëzit që “qajnë” për një vendim të arbitrit. Por, më duhet të them se na u mohua një penallti e pastër. Ishte një ditë e keqe për arbitrin, kaq mund të them”, u shpreh De Zerbi që pas protestave nuk i shpëtoi edhe ndëshkimit me kartonin e verdhë.

Pas barazimit me Leicester, Brighton mbetet në vendin e gjashtë të Premier League me 31 pikë ndërsa synon të paktën vendin e pestë për t’u kualifikuar në Europa League sezonin e ardhshëm. Vend i pestë aktualisht është në pronësinë e Tottenham me 33 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...