Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vendimi i papritur/ U rendit pas Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Çekisë

Pas ndeshjes që garantoi kualifikimin në Euro 2024, Jaroslav Silhavy dha dorëheqjen si trajner i Republikës Çeke. Çekët mundën Moldavinë në shtëpi, kur u duhej vetëm një barazim, dhe u kualifikuan si vendi i dytë në Grupin E, me Shqipërinë të parën.

Trajneri shpjegoi se vendimi ishte marrë tashmë para ndeshjes, pavarësisht rezultatit:

“Edhe pse jemi të lumtur tani, e kishim vendosur që para ndeshjes që nuk do të vazhdonim më. Për këtë e njoftova presidentin Petr Fouska. Presioni tashmë ishte mjaft i madh, ndonjëherë as që e kuptoja. Kjo gjithashtu kontribuoi në vendimin tonë.”

Lexo edhe: 

“Nuk ka të bëjë vetëm me mua, por kam gjithë ekipin tim të stafit që më mbështet. Jam i bindur që bëmë një punë të mirë dhe dolëm me rezultate të mira”, përfundoi Silhavy.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...