Euro 2020

Vendos autogoli i Hummels, Franca mposht Gjermaninë në Mynih

Franca mposht me rezultatin minimal 1-0 Gjermaninë në ndeshjen e parë të grupit F dhe konfirmohet pretendentja kryesore për të triumfuar në Euro 2020.

Ishte vetëm ndeshja e parë e grupit, por dukej si një finale e parakohshme ajo mes “gjelave dhe “panzerave”, e cila u vendos nga një autogol i mbrojtësit veteran gjerman Mats Hummels, në minutën e 20-ë të pjesës së parë.

Ndeshja nisi me Gjermaninë të vendosur më mirë, falë edhe rreshtimit 3-4-3 të trajnerit Joakim Loë, por me kalimin e miniutave Franca fitoi terren dhe në një zbritje të shpejtë në sulm, Lucas Hernandez ktheu një krosim të rrezikshëm në zonë, aty ku Hummels në tentativë për ta larguar, e dërgoi në rrjetën e portës së Manuel Neuer.

Gjermanët provuan të reagojnë dhe shfaqën një epërsi të lehtë në kontrollin e topit, por nuk kishin një pikë referimi në sulm dhe rrallë arritën të afrohen kërcënueshëm në portën e Hugo Lloris, i cili nuk mori asnjë gjuajtje në kuadrat mbrëmjen e sotme.

Nga ana tjetër Franca lëshoi terren, për të zbritur me shpejtësi në kundërsulm dhe arriti të shënojë edhe dy herë të tjera, fillimisht me Mbappe e më pas me Benzema, por në të dy rastet golat u anuluan nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Në minutat e fundit Low provoi të ndryshojë skemë, duke kaluar me 4 në mbrojtje dhe me tre sulmues, megjithatë sërish nuk arriti të shfaqet kërcënuese në zonën e Francës dhe doli “duarbosh” nga ndeshja e parë në Euro 2020.

Kjo është hera e parë që Gjermania humb ndeshjen e parë të Europianit, pasi më herët kishte fituar 7 dhe barazuar 5 të tjera, ndërsa Franca, pas titullit kampione e Botës, tani kërkon të rrëmbejë edhe kurorën e Europës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency