Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vendos Benzema, Reali del me 3 pikë nga transferta e vështirë e Sevillas

Në mesjavë preku fundin me atë humbje 3-0 në Champions ndaj PSG-së, duke mos gjuajtur asnjëherë në kuadrat, por Reali i Madridit ia doli të ringrihet, duke fituar në një transfertë mjaft të vështirë si ajo ndaj Sevillas.

Në sfidën e zhvilluar në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ishte Karim Benzema që vendosi fatin e takimit, me një gol të shënuar në pjesën e dytë, ndërsa Reali mori 3 pikët në kampionat, falë fitores minimale 0-1 ndaj andaluzianëve.

Të besuarit e Zidane u shfaqën shumë më të përqendruar në fushë, duke mos u dhënë shumë mundësi vendasve, ndërsa nga ana tjetër në sulm krijuan disa mundësi të mira shënimi, por vetëm Benzema arriti të mposhtë portierin e Sevillas.

Kjo ishte fitorja e tretë në 5 javë për Realin e Madridit, që u ngjit në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Athletic Bilbao i vendit të parë, ndërsa Sevilla mbeti në vendin e tretë me 10 pikë të grumbulluara.

Në sfidat e tjera të javës së pestë të la Ligës, Valencia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Leganezit në “Mestalla”, ndërsa Athletic Bilbao mposhti 2-0 Alaveshin në shtëpi.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...