Bundesliga

Vendos Brandt, Borussia Dortmund largohet me tre pikë nga Stuttgarti

Dortmund bëri detyrën në përballjen e javës së 29-të ndaj Stuttgart, duke u rikthyer te fitorja pas dy ndeshjesh. Verdhezinjtë shënuan nga një gol për pjesë për të marrë një 3-pikësh që i afron përkohësisht 6 pikë me Bayern, i cili ka një ndeshje më pak.

Në minutën e 12-të Haland shërbeu saktë për Brandt, i cili arriti që të shënonte golin e avantazhit, por edhe pse u krijua iluzioni për një sukses të lehtë, vendasit bënë çmos për të shënuar, por nuk patën rezultat.

Dortmundit iu desh të priste deri në minutën e 71-të për të gjetur dhe golin e dytë e të sigurisë, sërish me 25-vjeçarin, i cili gjeti dhe golin e gjashtë sezonal. Pas këtij suksesi verdhezinjtë e shohin veten në kuotën e 60 pikëve, duke konsoliduar pozitat e tyre në vendin e dytë, megjithatë hendeku i krijuar me Bayern duke i vështirë për tu rikuperuar, edhe pse deri në fund ka edhe shumë pikë.

Stuttgart në anën tjetër mbetet në pozita tepër të vështira, teksa e sheh veten në vendin e 15 me 27 pikë, duke rrezikuar rënien nga kategoria, edhe pse përkohësisht e sheh veten një pozitë mbi zonën e ftohtë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency