Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vendos Bushiç, Flamurtari merr fitoren e dytë radhazi

Ka mjaftuar një gol i sulmuesit dhe kapitenit Tomislav Bushic, që Flamurtari të mposhtë Kamzën me rezultatin minimal 1-0 dhe të marrë 3 pikët në sfidën e vlefshme për javën e 17 të kampionatit.

Në stadiumin “Flamurtari” sfida u luajt në një terren të rënduar nga reshjet e shumta të shiut, që ishin prezente gjatë gjithë ditës në qytetin e Vlorës.

Trajneri Daja pati mundësinë të hidhte në fushë futbollistët më të mirë të organikës së tij, ndërsa Gjoka propozoi një mbrojtje “të arnuar” për shkak të disa mungesave në këtë repart.

Pjesa e parë u zhvilluar thuajse tërësisht në gjysmëfushën e Kamzës, teksa vlonjatët i shkuan disa herë pranë golit, por pa arritur të thyejnë portierin Avdyli.

Goli erdhi vetëm në minutën e 67’ të takimit, kur sulmuesi kroat Bushiç shfrytëzoi maksimalisht një krosim të ardhur nga këndi nga Cale dhe pas një gjuajtjeje të saktë me kokë, çoi topin në rrjetën e portës së Ilir Avdylit.

Kamza tentoi të reagojë në minutat e fundit, duke u afruar disa herë në zonën e portës së Koliçit, por njëkohësisht la edhe hapësira, duke rrezikuar të pësonte edhe golin e dytë, veçanërisht në minutën e 90’, kur Alesio Hyseni shpërdoroi vetëm 5 metra larg portës së miqve.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për vlonjatët, që ashtu si ndaj Laçit, triumfuan me shifrat 1-0 dhe tashmë mbeten në vendin e 6, por me 28 pikë të grumbulluara.

Nga ana tjetër Kamza nuk arriti t’u japë vazhdimësi dy javëve radhazi pa humbje, duke mbetur në vendin e parafundit, në kuotën e 12 pikëve, pas plot 17 javëve.

Prenga e nis me fitore, Tirana kujtohet vonë!

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...