Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Vendos Frenkie de Jong, shkon te Barcelona

“Faleminderit, por Frankie de Jong do të shkojë te Barcelona”. Konfirmimi vjen nga kjo përgjigje që menaxheri i futbollistit holandez, Ali Dursun, u ka kthyer PSG-së dhe Manchester City-t, klube që gjithashtu janë interesuar seriozisht për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

“El Mundo Deportivo”, që është shumë pranë klubit katalan, zbulon se një delegacion i kryesuar nga vetë presidenti Bartomeu (bashkë me drejtuesit e tjerë të lartë të Barçës), ka “fluturuar” drejt Amsterdamit pak ditë më parë, duke “anuluar” firmën që ishte gati të hidhej në marrëveshjen me PSG.

De Jong është bindur t’i thoshte përfundimisht “po” Barcelonës nga stili i lojës së “blaugranave”, që u përshtatet shumë karakteristikave të tij. Ajaxi nuk heq dorë nga kërkesa prej 75 milonë eurosh për një talent që majin e ardhshëm do të mbushë 22-vjeç.

Zyrtarizimi mund të vijë shumë shpejt, kështu që në “Camp Nou” kanë nisur përgatitjet për të pritur një “yll” në ngjitje të futbollit holandez.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...