Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vendos goli i Cutrone, Milani mposht 0-1 Shkëndijën e Tetovës

Entuziazmi i përballjes  me Milanin dhe dëshira për ta mbyllur me rezultat pozitiv aventurën në Europa League nuk i mjaftoi Shkëndijës së Tetovës për të shmangur humbjen në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga tifozët shqiptarë në stadiumin e Shkupit. 0-1 për Milanin u mbyll kjo sfidë, që e kualifikon skuadrën e Vincenzo Montellas me rezultat të përgjithshëm 7-0. Edhe pse më shumë lojtarë të rinj në formacion, me liderë të tillë në fushë si Bonucci, Lokateli apo Andre Silva italianët arritën ta ruanin superioritetin ndaj kuqezinjve tetovarë. Pas shkëndijave të para që dhanë Radeski dhe Ibrahimi, ashtu sikurse në San Siro në minutën e 13-të Milani gjeti lehtësisht rrjetën. 19-vjevari Cutrone, i nisur në pozicion të rregullt nxorri jashtë loje portierin dhe një mbrojtës, duke shënuar golin e parë dhe të vetëm të takimit.

Milani pas shënimit të golit mori kontrollin e lojës, por pa mundur ta thellojë diferencën. Andre Silva vuri në vështirësi Zahov me një goditje të forta në distanca në të 37, një tjetër moment ky i vështirë në zonën e Shkëndijës në pjesën e parë.

Edhe në startin e fraksionit të dytë Shkëndija u shfaq kërkuese, por Storari të të 50-in i mohoi kënaqësinë e golit Alimit.

Tjetër reagim i Storarit në të 65-ën, ndërsa në pak minuta më pas, tifozët kuqezi të Shkëndijës krijuan një atmosferë emocionuese teksa përshëndetën kualifikimin e Skënderbeut ndaj Dinamos së Zagrebit.

Tetovarët si në fushë ashtu edhe në tribuna nuk hoqën dorë për golin e nderit, por rezultati mbeti i pandryshuar, me Shkëndijën që mbylli një tjetër aventurë pozitive në Europa League, ku ashtu si edhe një vit më parë mundi të kalonte tre raunde.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...