Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Vendos goli i Foden, Manchester City katapultohet i treti, ngecin “Spurs”-at

Manchester City siguroi fitoren e katërt radhazi në kampionatm që e kataputlon në vendin e tretë në Premier League me 32 pikë, katër më pak se kryesuesit e Manchester United dhe një më pak se Liverpooli.

Skuadra e Pep Guardiolës iu imponua me rezulat minimal Brightonit në “Etihad”, ku vendosi goli i Foden në fundin e pjesës së parë, pas assitit të marrë nga Kevin De Bruyne.
Në fakt, ndeshja mbeti i hapur deri në fund, madje në kohën shtesë Raheem Sterling humbi një 11-metërsh, por që gjithsesi nuk e cënoi fitoren e Citizens.

Zhgënjen Tottenhami, që u ndal në barazim 1-1 në derbin e Londrës përballë Fulhamit. Harry Kane kaloi në epërsi “Spurs”-at në minutën e 25-të, por Cavaleiro gjeti golin për miqtë në pjesën e dytë, duke i mohuar fitoren skuadrës së Mourinhos.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...