Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Vendos goli i Gabriel Jesus, City fiton duelin për vendin e dytë ndaj Leicesterit

Manchester City arrin të marrë maksimumin e pikëve në transfertë ndaj Leicester City-t vetëm pak ditë pas vendimit që UEFA-s që i përjashton Citizens nga pjesëmarrja në kupat e Europës për dy sezonet e ardhshme. Në “King Power Stadium” mjaftoi goli i Gabriel Jesus në minutën e 80-të për të përcaktuar fituesin, në një duel që kishte rëndësi të veçantë për vendin e dyte në Premier.

“Dheplrat” shpresonin në një sukses të mundshëm, që do ta ngushtonte në vetëm një pikë diferencën me ekipin e Guardiolës, por tashmë me një hendek prej 7 pikësh bëhet shumë e vështirë për Leicesterin për ta parakaluar rivalin. Duhet theksuar se në minutën e 62-të Sergio Aguero humbi një 11-metërsh, ndërsa goli i Gabriel Jesus u konfirmua vetëm pas u panë pamjet nëpërmjet sistemit VAR, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje.

Rezultatet:

Chelsea – Tottenham            2-1

Burnley – Bournemouth        3-0

Crystal Palace – Newcastle   1-0

Sheffield Utd – Brighton       1-1

Southampton – Aston Villa    2-0

Leicester – Manchester City  0-1

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...