Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vendos goli i Gorgiev, Teuta fiton miqësoren ndaj Kastriotit

Një javë pas suksesit në Superkupë ndaj Vllaznisë, Teuta ka zhvilluar një tjetër test përgatitor, këtë herë përballë Kastriotit, një tjetër skuadër e Kategorisë Superiore.

Durrsakët ia dolën të triumfojnë me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të shënuar nga sulmuesi kryesor i skuadrës Pepi Gorgiev në minutën e 30’, ndërsa më pas kampionët në fuqi ia dolën të administrojnë mirë rezultatin.

Trajneri Edi Martini aktivizoi një pjesë të madhe të futbollistëve që ka në dispozicion dhe mori një tjetër sinjal që skuadra është gati për startin e kampionatit, me durrsakët që do të zbresin në fushë të premten në mbrëmje për t’u përballur me Partizanin në ndeshjen hapëse.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...