Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vendos goli i Kuckas, Parma merr tri pikë me Genoan

6 ndeshje pa fitore ishin tepër dhe për një skuadër si Parma, që, pavarësisht se kishte gjetur qetësinë në tabelën e renditjes, nuk mund të zgjaste më tej serinë e rezultateve negative dhe këtë të shtunë emilianët rigjetën suksesin.

E bënë duke fituar minimalisht ndaj Genoas, që gjithashtu është në mesin e artë të renditjes, falë një goli të Kuçkës në minutën e 78-të, që vendosi për vendasit një ndeshje që verdheblutë meritonin ta fitonin më tepër sesa miqtë.

Në pjesën e parë (38’) Inglese kishte shansin për të zhbllokuar rezultatin, por nga fare pranë gaboi në mënyrë të çuditshme. Ndërkohë që goli i Kuçkës në të 78-ën pati dhe nevojën e konfirmimit nga VAR-i.

Në fund, Gervinho mund të kishte rrumbullakosur me tepër shifrat, por dhe ai u tregua i pasaktë përpara portës (92’). Gjithsesi dhe 1-0 është mjaftueshëm për të marrë 3 pikët, sidomos kur vjen pas 6 ndeshjeve radhazi pa fitore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...