Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vendos goli i Kumbullës, Shqipëria U-19 i merr fitoren Kazakistanit

Shqipëria U-19, e drejtuar nga Erjon Bogani, fitoi minimalisht me Kazakistanin ndeshjen e parë miqësore, që u zhvillua në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, në kuadër të ndërtimit të një grupi të fortë për pareliminatoret e Europianit që do të zhvillohen në vjeshtë. Golin e vetëm për kuqezinjtë U-19 e realizoi Marash Kumbulla në minutën e 40-të, pasi i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, duke devijuar me kokë drejt rrjetes. Shqipëria iu afrua edhe disa herë të tjera golit, por nuk mundi të merrte një fitore edhe më të thellë, ndërkohë që vlen të përmendet edhe paraqitja e portierit Alia, që me ndërhyrjet e tij nuk lejoi prekjen e rrjetës. 19-vjeçarët kazakë arritën ta dërgonin topin përtej vijës fatale në kohën shtesë, por anësoi sinjalizoi me të drejtë për pozicion jashtë loje. Takimi i dytë miqësor me Kazakistanin do të zhvillohet më 27 mars.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...