Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Vendos Hazard, Chelsea shpëton sezonin ndaj Man. United

Chelsea arriti të shpëtojë disi një sezon, që po shkonte drejt dështimit total, me skuadrën që nuk arriti jo të mbrojë titullin kampion, por as të sigurojë të drejtën për të luajtur në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Në finalen e FA Cup, në ‘Wembley’, skuadra e Antonio Contes mposhti me rezultatin minimal 1-0 Manchester Unitedin dhe bëri të vetin trofeun mbretëror të Anglisë. Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga kapiteni Eden Hazard, që shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 22-të të sfidës.

Në pjesën e mbetur, ‘djajtë e kuq’ bënë gjithçka për të ndryshuar rezultatin dhe arritën të dominojnë sfidën, duke krijuar edhe disa raste të mira, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetën e portës së Courtois.

Në fund pati edhe një përqafim miqësor mes Mourinhos dhe Contes, dy teknikëve që prej kohësh ishin përfshirë në replika të ashpra me njëri-tjetrin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...