Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Vendos Ibrahimovic, Milani fiton derbin ndaj Interit pas thuajse 5 vitesh

Milani rigjen suksesin në derbi pas thuajse 5 vitesh, pasi mposhti Interin 1-2 në një sfidë të vendosur nga gjiganti suedez Zlatan Ibrahimovic, që shënoi dy herë në portën e Handanovic, duke zhvlerësuar golin e Lukakut për zikaltërit.

Në “San Siro” u zhvillua një 90-minutësh spektakolar, i luftuar fort dhe me aksione të shumta nga të dy krahët, ndërsa i vetmi që stonoi ishte arbitri Mariani, i cili provokoni vazhdimisht tension me vendimet e tij shpesh të dyshimta.

Sfida nisi menjëherë me një dyluftim Hakimi-Theo, me anësorin zikaltër që mori bukur krahun, por mbrojtja e Milanit mbylli në pasimin e fundit drejt sulmit. Më pasi ishe Kolarov që lëshoi një pasi të gjatë për marokenin e Interit, por arbitri akordoi një faull në sulm, pasi Lukaku shkeli në mënyrë të pavullnetshme Hernandez.

Më pas në minutën e 12’ Milani zbriti shpejt me një kundërsulm dhe Ibrahimovic u fut në zonë, aty ku serbi Kolarov i dha një goditje të lehtë nga pas, por e mjaftueshme që arbitri Mariani të akordonte 11-metërsh.

Nga pika e penalltisë shkoi vetë gjiganti suedez dhe gjuajti në krahun e djathtë të portierit, por Handanoviç grushtoi, megjithatë kapiteni zikaltër nuk mund të bënte asgjë me topin e kthyer, që shkoi sërish te Ibra dhe ky i fundit e dërgoi në rrjetë.

Interi provon të reagojë menjëherë, por Perisic injoron shokët e skuadrës në hyrje të zonës dhe më pas humb topin, teksa Milani zbret shpejt me kundërsulm dhe Leao driblon bukur D’Ambrossion e shërben për Ibrën në zonë, që i harruar nga Brozovic, shënon edhe golin e dytë.

Ndeshja komplikohet shpejt për zikaltrit, që fillojnë të zbresin nga krahu dhe ishte Lautaro Martinez që impenjoi Donnarumën, ndërsa në minutën e 28’ ishte Romelu Lukaku që rihapi takimin.

Sulmuesi belg u shërbye saktë nga Perisic dhe shtyu topin në rrjetë duke shënuar golin e katërt në po kaq ndeshje në kampionat, por njëkohësisht duke shënuar të tre ndeshjet derbi që ka luajtur.

Sfida bëhet më interesante dhe e luftuar, ndërsa Mariani “fal” danezin Kjaer nga kartoni i dytë i verdhë, pasi mbajti dukshëm me duar Lautaro Martinez, megjithatë vendimi i arbitrit për të mos akorduar as faull solli tension e protesta.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Milanit, ndërsa edhe e dyta nisi mjaft mirë për Interin, që provoi disa herë golin e barazimit, por fillimisht Lautaro e më pas Barella e Hakimi ishin të pafat, duke mos arritur të dërgojnë sferën në rrjetë.

Momenti që shkaktoi polemika të forta u regjistrua në minutën e 71-të, kur arbitri Mariani akordoi penallti, por më pas e anuloi për pozicion jashtë loje të Lukakut. Protestojnë ashpër zikaltrit, pasi topi u fut në zonë nga danezi Kjaer dhe në këtë moment nuk aplikohet pozicioni jashtë loje, por nuk ndërron më mendje Mariani, që vijon lojën.

Minutat kalojnë dhe tensioni vijon të rritet, me futbollistët e Milanit që provojnë të ulin ritmin dhe arbitrin Mariani që vërshëllen më shumë se duhet, ndërsa edhe Conte merr karton të verdhë për protesta ndaj vendimeve të tij.

Conte provon edhe kartat Eriksen e Sanchez, ndësa Lukaku ka në këmbë topin për të barazuar, por gjuan shumë keq i vetëm me Donnarummën dhe dërgon sferën jashtë, duke lënë rezultatin e pandryshuar.

Milani rikthehet kështu të fitojë në derbi pas thuajse 5 vitesh dhe shkëputet në krye të renditjes me 12 pikë të plota, ndërsa Pioli fiton për herë të parë në karrierë një përballje me Antonio Conten.

Nga ana tjetër zikaltrit pësojnë shumë shpejt humbjen e parë sezonale dhe pas 4 javës e shohin veten në kuotën e 7 pikëve, plot 5 pikë larg kreut, ndërsa futbollistë si Kolarov, Perisic e Eriksen vijojnë të vuajnë përshtatjen me rreshtimin e Contes.

Vuan pasojat e mungesave edhe Lazio e Simone Inzaghit, që u mposht me rezultatin e pastër 3-0 në transfertën ndaj Sampdorias. Quagliarella, Augello dhe Damsgaard shënuan për gjenovezët, ndërsa te Lazio debutoi edhe Vedat Muriqi, i cili luajti rreth 30 minuta.

Napoli “makineri” perfekte, shpartallon Atalantën për 45 minuta

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...