Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vendos Messi, Barcelona rikthehet te fitorja

Pas dy barazimeve radhazi në kampionat, Barcelona arriti të rikthehet te fitorja, teksa mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Valladolidit.

Katalanët vuajtën jo pak për të marrë 3 pikët, pasi miqtë bënë një ndeshje në kufijtë e perfektes, duke lejuar shumë pak hapësira për kundërshtarin.

Lionel Messi vendosi fatin e takimit me një gol të shënuar në minutën e 43-të me penallti, ndërsa në të 85-ën, argjentinasi humbi mundësinë e dyfishimit, pasi këtë herë nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, nga një 11-metërsh i dytë.

Fitorja e mban Barcelonën në krye, ndërsa katalanët arrijnë të ruajnë diferencën prej 7 pikësh nga Atletico e vendit të dytë dhe 9 pikësh nga Reali i Madridit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...