Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vendos Omar Imeri, Shkëndija shkon +8 nga Vardari

Shkëndija e Tetovës e nis në mënyrën e duhur pjesën e dytë të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë. Kuqezinjtë tetovarë mposhtën me rezultat minimal Vardarin, duke e thelluar në 8 pikë diferencën në ndjekësit më të afërt, hendek që në njëfarë mënyrë e vret edhe rivalitetin për titull në Maqedoni.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Omar Imeri në minutën e 23-të, finalizim që rezultojë përcaktues për tri pikët e skuadrës së Qatip Osmanit, pasi në vijim të lojës asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte në portat respektive.

Shkëndija me këtë sukses arrin në kuotën e 43 pikëve në 19 takime, ndërsa Vardari mbetet i dyti, me 35 pikë.

Një rezultat të mirë mori edhe Shkupi në fushën e Sileksit, duke barazuar 2-2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...