Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vendos penalltia e Balajt, Vllaznia mposht Skënderbeun, shkon -2 nga Egnatia

Vllaznia, me hap kampioni në Superiore. Skuadra shkodrane siguroi në Korçë, ndaj Skënderbeut, fitoren e pestë radhazi në kampionat, të 14 në total, që e çon -2 pikë nga Egnatia kryesuese. Një ecuri e pabesueshme e kuqebluve, që duke shfrytëzuar luhatjet në rezultate të ekipeve të tjera pretendente ka arritur të katapultohet në pjesën më të sipërme të tabelës.

Lexo edhe:

Ndeshjen në stadiumin “Skënderbeu” e vendosi një penallti e shndërruar në gol nga Bekim Balaj në minutën e 75-të. Pak më herët, skuadrës vendëse iu anulua një gol i Ramosit për prekjen e topit me dorë. Video

Në minutat shtesë, pikërisht në të 94-tën, Krymi u ndëshkua me karton të kuq, gjithsesi, në minutat e mbetura nuk pati ndryshim rezultati, me Vllazninë që shkon në kuotën e 49 pikëve, tri më shumë se Partizani e dy më pak se Egnatia.

 

 

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...