Dinamo fiton përballjen e drejtpërdrejtë me Flamurtarin për vendin e dytë, duke u marrë pikërisht kuqezinjve pozicionin që e ngjit direkt në Superiore.
Një triumf me shumë vlerë për blutë kryeqytetit në këtë transfertë të vështirë, përballë një ekipi që gjithashtu ka objektiv ngjitjen mes më të mirave të futbollit shqiptar.
Lexo edhe:
- Cikalleshi: Ndeshja më e vështirë me Poloninë, të mësojmë nga e shkuara
- “Pse sheh?” Mourinho sherr me presidentin e Lazios, Lotito: Po ti kush je?
- Ish-arbitri sulmon VAR-in: Vendosi ndeshjen Inter-Juve, duhet të mbajnë përgjegjësi
- “Xhaka është treguar fenomenal”, Arteta: I thashë se do të shënonte
Golin e vetëm të sfidës së luajtur në stadiumin “Flamurtari” e realizoi braziliani Denilson me 11-metërsh në minutën e 83-të.
Pikërisht në këtë moment pati tension në fushë (edhe hedhje të sendeve të forta nga tifozët) me trajnerin Troisi që pati një konfrontim me drejtorin e klubit të Dinamos, Ermal Barushi. Kryesori I ndëshkoi të dy me karton të kuq.
Dinamo ngjitet në kuotën e 37pikëve, një më pak se Skënderbeu kryesor dhe dy më shumë se Flamurtari i vendit të tretë.
