Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Vendos sërish Neymar, shënon dhe rikthen PSG-në te fitorja

Ylli brazilian i futbollit, Neymar bën sërish liderin te Paris Saint Germain, pasi arriti të shënojë golin e vetëm dhe atë të fitores, në transfertën e kryeqytetasve ndaj Bordeaux.

Pas humbjes befasuese në shtëpi në mesjavë, të besuarit e Truchel u rikthyen te suksesi, ndonëse ndaj Bordeaux nuk e patën aspak të lehtë dhe e gjetën golin me vlerë 3-pikëshe vetëm në minutën e 71-të të takimit.

Ishte Kylian Mbappe që u shërbye në krah dhe vrapoi më shpejt se të gjithë, duke shërbyer për Neymar në qendër të zonës, aty ku braziliani nuk mund të gabonte dhe gjuajti për të çuar topin në rrjetë.

Kjo fitore mban Paris Saint Germain në krye të renditjes me 18 pikë, dy më tepër se Nantes, që sot befasoi në Lyon, duke mposhtur vendasit me rezultatin minimal 0-1.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...