Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vendos sërish Ramos me penallti, Reali merr fitoren e parë në kampionat

Pas barazimit pa gola një javë më parë në transfertën baske ndaj Real Sociedadit, Reali i Madridit gjeti fitoren e parë në kampionat, teksa ia doli të triumfojë me shifrat 2-3 në transfertën andaluziane ndaj Real Betis.

Trajneri Zidane befasoi jo pak me zgjedhjet e tij, pasi kishte vendosur të luante me dy “pyka”, ku në krah të francezit Karim Benzema luante edhe seri Luka Jovic, ndërsa golin e avantazhit e shënoi Valverde në minutën e 14’ të takimit.

Reagimi i bardh-jeshilëve andaluzianë ishte mjaft i mirë dhe Mandi e Carvahlo shënuan në minutat 35’ dhe 37’ për të përmbysur avantazhin e madrilenëve dhe shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1.

Megjithatë Reali gjeti golin e barazimit vetëm pak pas startit të pjesës së dytë, kur Emerson shënoi në portën e tij, ndërsa në minutën e 60’ i njëjti futbollist u ndëshkua me karton të kuq dhe la Betisin me një lojtar më pak.

Madrilenët shfrytëzuan në maksimum epërsinë numerike dhe nisën të sulmojnë vazhdimisht për të gjetur golin e fitores, që erdhi në minutën e 82-të dhe u shënua nga i zakonshmi Sergio Ramos nga pika e penalltisë.

Më pas kampionët në fuqi të Spanjës ia dolën të menaxhojnë mirë lojën deri në vërshëllimën finale të arbitrit dhe të largohen me tre pikë mjaft të rëndësishme në një transfertë të vështirë si kjo ndaj Betisit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...