Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vendos sërish Ramos, Reali triumfon ndaj Bilbaos dhe prek titullin kampion

Sergio Ramos bëhet sërish protagonist te Reali i Madridit, pasi u ka dhënë të tijve një tjetër 3-pikësh, që tani i çon kryeqytetasit akoma më pranë titullit kampion, kur kanë mbetur edhe 4 javë për t’u luajtur.

Në testin më të vështirë të javëve të fundit, tranfertën baske ndaj Athltic Bilbaos, Los Blancos vuajtën jo pak për të marrë fitoren minimal 0-1, me golin që u shënua vetëm në minutën e 72-të nga ana e kapitenit Ramos.

Pjesa e parë ishte mjaft e balancuar dhe të dy skuadrat patën raste të mira shënimi, ndërsa më pranë golit shkuan vendasit, por Inaki Williams gaboi përballë Thibaut Courtois dhe gjuajti mbi kuadrat.

Madrilenët u treguan më agresivë në pjesën e dytë dhe arritën që me ndihmën e VAR-it, të fitojnë një 11-metërsh me anë të brazilianit Marcelo, i cili i vodhi kohën mbrojtësit bask Garcia dhe e detyroi këtë të fundit ta pengojë në zonë.

Nga pika e penalltisë shkoi Sergio Ramos që gjuajti saktë dhe e dërgoi sferën në rrjetë, duke shënuar kështu golin e 10 sezonal në kampionat dhe duke u dhënë madrilenëve një tjetër 3-pikësh me vlerë, pas atij ndaj Getafes tri ditë më parë.

Me këtë fitore Reali i Madridit shkon në kuotën e 77 pikëve dhe e rrit në 7 pikë diferencën nga Barcelona e vendit të dytë, që do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë ndaj Villarealit. Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi, duket e pamundur që Reali të gabojë aq sa për të vënë në rrezik titullin, që duket se është nisur tashmë drejt Madridit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...