Premier League

Vendos Willian, Chelsea rikthehet në garë për zonën Champions

Pas dy humbjeve radhazi, ndaj dy skuadrave të Manchesterit, Chelsea u rikthye te fitorja, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Crystal Palace, në ‘Stamford Bridge’.

Fantazisti brazilian Willian ka konfirmuar se është lojtari i momentit te skuadra e Contes, teksa zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të të sfidës së sotme.

Pak minuta më pas, Kelly shënoi një autogol, ndërsa Crystal Palace ngushtoi diferencën vetëm në minutën e 90’, duke mos arritur të marrë të paktën një pikë në këtë sfidë.

Me këtë fitore Chelsea mbetet në vendin e 5-të, vetëm 2 pikë pas Tottenhamit të vendit të 4-t dhe sërish në garë për një vend në zonën Champions.

Super Rashford “djeg” Liverpoolin, Man.United fiton derbin e Anglisë

To Top