Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Vendos Ziyech, Chelsea eliminon City-n dhe siguron finalen

Chelsea nxjerr jashtë FA Cup Manchester City-n në fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Blutë e Londrës triumfuan me rezultat minimal në Wembley, falë golit të Hakim Ziyech, që e gjeti rrjetin në minutën e 55-të i shërbyer nga Pulisic. Talenti amerikan me origjinë kroate shënoi një tjetër gol për Chelsea-n në fundin e takimit, por u anulua me të drejtë nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje në momentin e marrjes së topit.

Loja e Manchester City-t në pjesën e dytë, në fakt, u kushtëzua jo pak nga largimi nga fusha i dëmtuar i Kevin De Bruyne, që ia la vendin Fodenit.

Chelsea pret të mësojë këtë të diel finalisten tjetër të FA Cup, që do të dalë nga çifti Southamphton-Leicester City.

Pep Guardiola me këtë eliminin detyrohet të heqë dorë nga një objektiv, megjithatë është në garë për të fituar trofe të rëndësishëm: Premier League-n, Champions League-n, League Cup.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...