Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Vendosi Havertz në mbrojtje, Nagelsmann: Në këtë rol mund të jetë vendimtar

Si mikpritëse e europianit në verën e ardhshme, Gjermanisë i mbetet vetëm të zhvillojë ndeshje miqësore në këtë pauzë të dedikuar kombëtareve. Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann mati forcat në një miqësore me Turqinë nga e cila doli e mposhtur me shifrat 3-2. Përveç rezultatit, një nga aspektet që bënte lajm ishte vendosja e Kai Havertz një lojtari me tipare të theksuara ofensive, në krahun e majtë të mbrojtjes.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi lojtarin e Arsenal të gjente rrugën e rrjetës ndërsa nga ana tjetër, trajneri Nagelsmann mbrojti zgjedhjen e tij duke theksuar se nuk do të ishte hera e vetme që Havertz do ta shohim në një rol të tillë.

Lexo edhe:

“Havertz ishte dakord me rolin që i propozova dhe ishte dakord që ta provonte. Për mua ky kalim nga sulmi në mbrojtje nuk është një rrisk për karrierën e tij. Unë e shoh si një mundësi të madhe që ai të ketë një rol thelbësor për Gjermaninë gjatë ndeshjeve të Euro 2024.

Ishte hera e parë që luante aty dhe bëri shumë mirë në një rol që nuk është familjar për të, ndoshta ishte lojtari më i mirë në fushë për Gjermaninë”.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...