Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Vendosi kohën më të shpejtë, por Vettel nuk kënaqet

Sebastian Vettel regjistroi kohën më të mirë në provat e lira të Çmimit të madh të Monzës, por duket se nuk është tërësisht i kënaqur në përfundim të tyre.
Piloti gjerman pranoi faktin se Ferrari ka qenë në gjendje mjaft të mirë në pistën e shtëpisë, port ha se pret akoma më shumë për nesër.

“Vendosa kohën më të mirë, por në total nuk jam i kënaqur, pasi kishim mundësi të bëjmë më mirë. Duke parë makinën që kam në dispozicion, besoj se nesër do të jemi akoma më mirë. Shpresoj që edhe moti të mos na prishë garën”, deklaroi piloti gjerman.

Sebastian Vettel fitoi në fundjavën e kaluar në Belgjikë dhe këtë fundjavë do të kërkojë të përsërisë suksesin, për të rikuperuar akoma më shumë në diferencën mes tij dhe Hamilton, në renditjen për pilotë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...