Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta mposht Partizanin dhe sheh nga Europa, vendosin golat e “ish-ëve”

Teuta mposht Partizanin
Teuta mposht Partizanin

Partizani harron si fitohet. “Të kuqtë” e drejtuar nga Giovanni Colella nuk marrin tre pikët që prej 21 dhjetorit në derbin ndaj Tiranës, teksa pasditen e sotme janë mposhtur në shtëpi 0-2 nga Teuta.

Në sfidën kur pritej kthesa dhe tentativa për të rimarrë kreun, kryeqytetasit zhgënjyen totalisht përballë një Teute që nën drejtimin e Edi Martinit ka rilindur dhe jo vetëm i është larguar fundit, por po sheh edhe nga Europa.

Dy gola “ish”-ësh hodhën në tapet Partizanin, teksa në pjesën e parë ishte Albion Marku që lëshoi një goditje spektakolare me të majtën dhe ndali topin në trekëndëshin e portës së Alban Hoxhës.

Lexo edhe:

VIDEO/ Fitore e artë në “Egnatia Arena”, Kukësi i largohet vendit të fundit

Mevlan Adili rikthehet në Superiore, zbulohet klubi i ri

“Më të mirët e vitit 2022”, Verçani zbulon detajet: Ja çmimet që do të jepen

Olsi Rama rrëfen fenomenin “Skuka”: Si e fitoi Partizani bastin e humbur nga Dinamo

Më pas në të dytën ishte radha e fantazistit Sherif Kallaku, i rikthyer te Teuta vetëm pak ditë më parë, që të shënonte edhe golin e dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, me një ekzekutim të saktë.

Me këtë fitore, “Djemtë e detit” ngjiten në kuotën e 21 pikëve, vetëm 5 më pak se Egnatia e vendit të katërt, teksa vlen të theksohet se nën drejtimin e Edi Martinit, Teuta ka marrë 13 pikë nga 18 pikë të mundshme.

Nga ana tjetër, Partizani vijon të lëshojë terren dhe me një pikë në tre ndeshjet e fundit, jo vetëm që ka lëshuar kreun, por i ka dhënë “asist” Tiranës që të shkëputet edhe më shumë, nëse merr maksimumin ndaj Erzenit mbrëmjen e sotme.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...