Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Venezuelë-Argjentinë dhe Kolumbi-Kili, “ndizet” Copa America

Copa America 2019-të, arrin në fazën e saj më të rëndësishme. Pas çerekfinales së parë mes Brazilit dhe Paraguait që dhuroi emocione të mëdha, sot do të jetë dita e Argjentinës dhe e Kolumbisë. La Selecion do të kërkojë të tregojë se është ende gjallë dhe i ka të gjitha mundësitë për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni kur të përballet sot në mitikun Maracana ndaj Venezuelës në orën 21:00 shqiptare. Në rast suksesi në gjysmëfinale do të vihet në skenë një superduel mes Brazilit dhe Argjentinës dhe Messi me shokë do të bëjnë çmos sot për të avancuar më tej. Në sulm trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni pritet të propozojë sërish treshen që bëri mirë ndaj Katarit, Messi-Aguero-Lautaro Martinez. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës me orën shqiptare do të jetë rradha e Kolumbisë skuadrës që ka bindur më shumë në këtë Copa America. Los Cafeteros do të kenë përballë Kilin, fituesen e dy edicioneve të fundit dhe do të kërkojnë të eliminojnë pikërisht La Rojan amerikano-jugore për të ëndërruar më pas finalen e madhe. Për skuadrën e Carlos Queiroz që ka regjistruar tre fitore në po kaq takime asgjë nuk është e pamundur.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...