Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ventura gjen skuadër të re: Dy ndeshje me Italinë, më hodhën poshtë karrierën

Pas shkarkimit nga stoli i Italisë dhe një eksperience që zgjati vetëm pak javë në stolin e Chievos, Giampiero Ventura është prezantuar si trajner i Salernitanës në Serinë B, klub që është në pronësinë e presidentit të Lazios, Claudio Lotito.

Ish trajneri i Italisë, që dështoi të çojë “axurrët” në botërorin “Rusi 2018”, ka pranuar sfidën për t’u rinisur nga Salernitana, klub me të cilin do të kërkojë t’’i tregojë botës së futbollit se karriera e tij nuk mund të vendoset nga një dështim.

Firma me Salernitanën – Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse më në fund do të rikthehem të bëj atë që dua, të rri tërë kohës në fushë. E kam pasur gjithmonë këtë dëshirë dhe Salerno përfaqëson vendin ideal për t’u rinisur. Kujtoj që fitorja vjen si rezultat i punës së bërë dhe unë dua që të rikthej entuziazmin e kësaj tifozërie dhe të mbahem mend si trajneri që bëri krenarë futbollistët që veshën fanellën e Salernitanës.

Kombëtarja – Me Italinë mjaftuan dy humbje, për të hedhur poshtë një karrierë 36-vjeçare. Jam këtu për të treguar se karriera ime nuk vendoset nga një dështim dhe do t’ia dal. Ndoshta bëra gabim që e pranova propozimin e Italisë, por tani është Salernitana dhe jam i lumtur për mundësinë që më është dhënë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...