Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ventura: Ndaj Spanjës luajmë për fitore

“Do të shkojmë në Spanjë për të luajtur hapur dhe për të fituar, pasi është i vetmi rezultat që vlen”. Me këtë fjali ka nisur konferencën për shtyp trajneri i përfaqësueses Italiane Gian Piero Ventura, që ndez këtë supersfidë të Grupit G për eleminatoret e botërorit Rusi 2018. Në grupin ku bën pjesë edhe përfaqësuesja jonë pritej që gara për vendin e parë të ishte midis dy superfuqive të kontinentit. Në Bernabeu mund të vendoset fati i kreut të grupit edhe pse deri në fund të këtyre eleminatoreve do të duhen edhe 3 ndeshje të tjera. Por nëse kjo sfidë do të shkojë në favor të iberikëve atëhere gjasat që vendi i 3 të jetë për kuqezinjtë nuk është më utopi, sigurisht duke llogaritur që formacioni që do të drejtohet nga Panuci të dalë me sukses në sfidat ndaj Lihtenshteinit dhe Maqedonisë. Një humbje për Italinë e Venturës në Bernabeu të shtunën në mbrëmje, do të shohë një Itali të dorëzuar sidomos në sfidën e fundit të eleminatoreve që do të jetë pikërisht ndaj Kuqezinjve tanë. Megjithatë trajneri i të kaltërve nuk dorëzohet dhe në konferencën për shtyp ka pranuar se fakti që duhet patjetër fitorja i jep më shumë stimuj skuadrës që ai drejton. Madje 69 vjecari është i bindur se skuadra e tij mund të thyejë tersin 70 vjecar, ku Italia nuk ka arritur asnjëherë të fitojë në tokën spanjolle. Në Bernabeu nuk luhet vetëm për fatin e kreut të grupit, por rezultati i kësaj sfide mund të jetë deciziv edhe për vendin e 3, ku Shqipëria synon të arrijë edhe pse u duk një objektiv i pamundur pas humbjes me Izraelin në Elbasan Arena më 12 nëntorin e vitit të shkuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...