Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ventura në shënjestër, Shqipëria mund të fundosë Italinë

Dy ndeshje për të shkatërruar punën e një viti. Kombëtarja e Italiane e futbollit e drejtuar nga Gianpiero Ventura rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në “Rusi 2018”, por mëshumë shqetësues është poshtërimi i të kaltërve brenda një muaji. Fillimisht humbja 3-0 me Spanjën dhe më pas barazimi 1-1 në shtëpi me Maqedoninë  mes të cilëve qëndron fitorja minimale me Izraelin.

Të gjitha mediat në Itali kanë vënë në shënjestër Venturën, të cilit nuk i kërkojnë thjesht dorëheqjen, por e akuzojnë edhe si kapiteni që humbi busullën, të paaftë për t’i përmirësuar imazhin përfaqësues italiane.

Italia përvec kritikave për cilësinë e lojës dhe mungesën e një moduli të qartë, rrezikon madje të renditet si e dyta më e keqe, që do të thotë mospjesëmarrje as në Play-Off.

E në këtë rast, një pjesë të mirë të fatit të italianëve e vendos Shqipëria, e cila nëse bën mrekullinë në “Loro Borici”, kombinuar edhe më rezultatet e grupeve të tjera, do t’i shkaktonte një dramë të vërertetë futbollit italian. Një skenar ky i pabesueshëm, por që matematikisht është i mundshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...