Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ventura: Urime Shqipërisë, në Play-off s’kemi frikë askënd

Trajneri i Italisë, Ventura, si edhe lojtarët Candreva, Parolo edhe Chiellini komentuan për mikrofonin e Supersport fitoren minimale 1-0 me Shqipërinë në “Loro Boriçi”.

“Tre pikët përballë Shqipërisë ishin të rëndësishme, sepse na lejojnë të jemi kokë serie në play-off. Muajin e fundit humbëm pak sigurinë, por sot u kthyem në rrugën tonë. Në pjesën e dytë dominuam në fushë, mund të kishim shënuar edhe më tepër, pavarësisht se prej disa gabimeve i dhuruam Shqipërisë raste për shënim. Ishte kënaqësi që luajtëm në një stadium të mbushur me tifozë. Shqipëria po punon mirë dhe po paraqitet mirë, edhe pse u lodh pas minutës së 70-të, ndoshta edhe për meritën tonë. I uroj mikut tim Panuçit të bëjë të njëjtën rrugë si De Biasi. Në shortin e fazës “play-off” nuk kam frikë nga asnjë kundërshtar. Ndërkohë me Spanjën dua të përballem sërish në botëror.”

Autori i golit të vetëm të sfidës në “Loro Borici”, Candreva, theksoi se Italia duhej të rikthehej patjetër te fitorja.

“Vinim nga rezultate jo pozitive dhe duhej të riktheheshim pas ndeshjes me Maqedoninë. Ia arritëm qëllimit. Ndeshjet zgjidhen me episode. Deri në Madrid kemi luajtur mirë në këto kualifikuese. Tani jemi të përqendruar te ndeshjet e fazës play-off.

Parolo ndërkohë vë theksin tek atmosfera e krijuar në “Loro Borici” nga tifozët kuqezi.

“Ishte një ndeshje ku Shqipëria vrapoi shumë, por edhe në u përgjigjëm mirë. Ndoshta për këtë arsye ranë fizikisht në pjesën e dytë dhe ne patëm më shumë hapësira. Gjithsesi ishte një ndeshje e bukur, një stadium plot në një klimë futbolli. është bukur të luash në një atmosferë të tillë. Më pëlqyen edhe duartrokitjet gjatë himnit italian, kështu që komplimente.”

 

Pas dy dekadash, Italia do të provojë sërish fazën play off dhe Giorgio Chiellini e ka të qartë se “të kaltrit” do të përballen me skuadra të forta.

“Ka 20 vjet qe Italia nuk luan në play off, por është një ndjesi e re, për të gjithë, por duhet të përballemi me skuadra shume fizike dhe duhet te jemi në gjendje të mirë nëse duam të shkojmë në Rusi. Mendoj se pas Spanjës humbëm energjinë pozitive, por sot e rigjetëm. Mendoj se ishte një ndeshje e mirë dhe tani jemi të fokusuar te Botërori. E kisha studiuar mirë Sadikun, që është një sulmues i mirë. Jam i lumtur për klimën që gjeta këtu, duket që jemi të mirëpritur. Fanellën e ndryshova me Grezdën, pasi ishim shumë afër në përfundimin e ndeshjes.”

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Kategoria Superiore

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës....

Kategoria Superiore

Pas dy vitesh në Turqi mes Superligës dhe Ligës së Parë ku u aktivizua me Menemenspor dhe Boluspor, Gentian Selmani rikthehet në Abissnet Superiore....