Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Venuti “largon” Vlahovic: E drejtë të ndjekë ëndrrën e tij

Me 15 gola të shënuar në kampionat, sulmuesi 21-vjeçar Dusan Vlahovic ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Itali e në Europë, ndonëse Fiorentina po bën të gjithë përpjekjet për ta mbajtur akoma në skuadër.

Për të ardhmen e sulmuesit serb ka folur edhe shoku i tij i skuadrës, Lorenco Venuti, i cili ka pranuar se dëshiron që Vlahovic të mbetet në Firence, por nga ana tjetër e ka quajtur të drejtë ambicien e 21-vjeçarit për të luajtur në të tjera nivele.

“Çdokush ka disa objektiva personalë dhe disa pikësynime për të arritur, ndaj edhe zgjedhjet i bën mbi bazë të tyre. U në do të doja shumë që Vlahovic të mbetej te Fiorentina edhe sezonin e ardhshëm, por nga ana tjetër është e drejtë që ai të ndjekë ëndrrën e tij për të luajtur në nivele më të larta”, u shpreh Venuti.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...