Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Veprimi joprofesional i Mbappesë, ish-sulmuesi i famshëm francez e justifikon

PSG triumfoi përballë Montpellier me rezultatin e thellë 5-2,  por në sfidën e dytë në Ligue 1 për Kampionët e Francës bëri më shumë bujë gjesti i Kylian Mappesë. Në fundin e pjesës së parë, Mbappe kërkoi topin nga shokët e skuadrës, në një aksion ku protagonist ishte blerja e re në merkaton verore, Vitinha. Portugezi nuk zgjodhi të pasonte te sulmuesi në krahun e majtë, por vazhdoi aksionin dhe ia kaloi topin Lionel Messit.

Reagimi i 23-vjeçarit ishte i pabesueshëm: ai u ndal në mes të aksionit, tundi duart me pakënaqësi dhe hoqi dorë nga sulmi i mëtejshëm.

Megjithatë, për t’i dalë në mbrojtje Mbappesë ka menduar legjenda Thierry Henry. Ish-lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës ka theksuar se te PSG ka gjithmon debat, por është puna e trajnerit Galtier për t’i bërë të lumtur “yjet” e ekipit.

“Paris Saint Germain është vendi i tij. Sigurisht që do të duhet të tregojë formën e tij më të mirë, siç e ka bërë gjithmonë, por ai nuk ka asgjë për t’i provuar askujt. Trajneri do të duhet të gjejë një mënyrë për të luajtur me të tre dhe t’i bëjë ata të lumtur. Te PSG ka gjithmonë një debat, një problem. Ata fituan 5-2 dhe ne po flasim për Mbappenë. Vitin e kaluar problemi ishte Neymar dhe gjithmonë kështu do të jetë”.

PSG e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike, ku në dy ndeshje, kampionët në fuqi kanë siguruar gjashtë pikë dhe gjithashtu kanë shënuar 10 gola.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...