Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Veprova si Klopp te Liverpooli”, Tare: Bayern nuk gabon dy herë, jam krenar për historinë time!

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare foli në një intervistë për median gjermane “Ran”. Ish-futbollisti shqiptar theksoi se pret që Bayern Munich të avancojë në çerekfinalen e Champions League pas dy përballjeve me Lazion, ndërsa shtoi se nga bardhekaltërit nuk u largua si pasojë e ndonjë konflikti me presidentin Claudio Lotito.

“Kur u largova nga Lazio në verën e kaluar, unë isha drejtori sportiv më jetëgjatë në Serie A. Shruajtëm një histori të mbushur me suksese, fituam dy Kupa të Italisë, tre Superkupa dhe u kualifikuam në më shumë se një rast në Champions League. Jam krenar për punën e kryer gjatë viteve te Lazio, edhe sepse e mbaj mend shumë mirë se në çfarë gjendje e gjeta klubin.

Lexo edhe:

Nuk u largova për ndonjë konflikt me Lotiton, e mohoj këtë. Presidentin e kisha lajmëruar para shumë kohësh se do të largohesha, ishin 15 vite shumë intensive dhe kishte ardhur momenti për një pauzë. Pak a shumë si Klopp me Liverpoolin.

Kjo Lazio ka shumë lojtarë nga viti i kaluar dhe prandaj kam ende një lidhje shpirtërore me skuadrën. Jam ende tifoz i tyre dhe kryqëzoj gishtat për ndeshjet në Champions League përballë Bayernit. Jam i bindur se atmosfera në Olimpico do të jetë e jashtëzakonshme, shpresoj që Bayern të përsërisë atë paraqitje që bëri në kampionat me Leverkusen. Megjithatë, te Lazio e dinë të gjithë se Bayern Munich nuk gabon dy herë radhazi”, u shpreh Tare.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...