Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Vera europiane e 11 ekipeve shqiptare/ Super Ballkani dhe Shkupi, Shkëndija e Laçi “ok”

Plot 11 skuadra shqiptare garuan në kompeticionet europiane gjatë verës së këtij viti. Tirana, Laçi, Partizani dhe Vllaznia nga Superiorja, Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi nga Kosova, Shkupi e Shkëndija nga Maqedonia e Veriut, dhe Deçiç nga Mali i Zi.

Kjo verë ishte për t’u harruar për skuadrat e kampionatit shqiptar, teksa vetëm Laçi arriti që të kalonte një raund, ndërsa Tirana, Partizani dhe Vllaznia u larguan pa lënë gjurmë. Bardheblutë kampionë e nisën aventurën në raundin e parë të kualifikueseve të Champions League.

Tirana u përball me kampionët e Luksemburgut, Dudelange. Megjithatë, djemtë e Orges Shehit u mundën në të dyja ndeshjet, 1-0 në transfertë dhe 1-2 në “Air Albania”. Aventura europiane nuk u mbyll këtu për Tiranën, që më pas u zhvendos në Conference League, aty ku sfidoi kampionët e Bosnjës, Zrinjski.

 

Edhe ndaj boshnjakëve, Tirana nuk mori asnjë rezultat pozitiv, pasi u mund 0-1 në kryeqytet dhe një javë më vonë në transfertë me shifrat 3-2, duke e mbyllur këtu aventurën europiane.

Laçi i vendit të dytë ishte i vetmi ekip nga kampionati shqiptar që arriti të kalonte një raund në Europë. Bardhezinjtë kurbinas ia dolën që të eliminonin malazezët e Iskra, teksa fituan minimalisht 0-1 në transfertë me golin e Mentor Mazrekajt, pas barazimit në “Elbasan Arena”.

Në raundin e dytë të Conference League, Laçi gjeti moldavët e Petrocub dhe arriti që të barazonte në ndeshjen e parë në transfertë (0-0), por në “Elbasan Arena” një javë më vonë ndodhi befasia e madhe, duke u mundur me rezultatin e thellë 1-4 dhe duke u larguar nga Europa.

Paraqitje larg pritshmërive dhe nga Partizani, që në raundin e parë gjeti gjeorgjianët e Saburtalos. “Demat” fituan 0-1 ndeshjen e parë në transfertë, por në Tiranë ndërlikuan gjithçka, duke u mposhtur me të njëjtin rezultat. Më pas shtesat e në fund penalltitë, aty ku ishin gjeorgjianët ata që festuan kualifikimin.

 

Fituesja e Kupës, Vllaznia edhe pse e nisi me një barazim 1-1 në “Loro Borici“ ndaj Universitatea Craiova, në ndeshjen e kthimit u mund me rezultatin e pastër 3-0 duke e mbyllur që në raundin e parë aventurën e tyre në Europë.

Paraqitje zhgënjyese nga ekipet e Superiores, që ndonëse patën fatin me vete në short dhe nuk peshkuan skuadra me emër, sërish bënë shumë pak për të patur një verë të suksesshme.

 

Në arenën ndërkombëtare u paraqitën më mirë skuadrat shqiptare që ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë, me Ballkanin që arriti një kualifikim historik në grupet e Conference League, Shkupin që shkoi deri në “play-off” apo dhe Shkëndijën (kaloi armenët e Ararat dhe letonezët e Valmiera) që u eliminua në raundin e tretë nga suedezët e AIK, vetëm pas goditjes së penalltive.

 

Finalja e ekipeve shqiptare për një biletë në grupet e Conference League mes Shkupit dhe Ballkanit, u buzëqeshi kampionëve të Kosovës, të cilët fituan 1-2 në Shkup dhe 1-0 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

 

Drita bëri mirë, eliminoi finlandezët e Inter Turku pas humbjes 1-0 në transfertë dhe suksesit 3-0 në Kosovë, ndërkohë që në raundin e dytë të Conference League “Intelektualët” u eliminuan nga Antwerp pas barazimit 0-0 në Belgjikë dhe disfatës 0-2 në shtëpi.

Gjilani dhe Llapi e mbyllën aventurën europiane në raundin e parë pas eliminimeve nga letonezët e Liepaja dhe malazezët e Buducnost, ndërkohë që Deçiç nuk ia doli kundër bjellorusëve të Dinamo Minsk.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...